Advertising
- Stuff
- Saturday, May 12th, 2012 at 10:35:49am MDT
- Ju që protestuat dje dhe sot. Kush ju dërgoi të protestoni? Tregojuni atyre që ju dërguan që t'i dërgojnë djemt dhe vajzat e veta me "fantomka" në krye që të thejnë gjëra nëpër rrugë, që të rrihen me policinë dhe të kërkojnë vdekje për, siç thoni ju, "kauri" dhe "shiptari".
- Tregojuni atyrë që ju dërguan që të ju shpjegojnë kujt dhe me çfar mesazhi i drejtoheni.
- Ju protestohet për kot? Ju mungon agresion, apo keni ndonjë qëllim konkret?
- Nësë ju protestohet vetem që të protestoni, gjejeni ndonjë arsye tjeter dhe kërkojni diçka që mund të arrihet, diçka konkrete, për çka çdokush do të ju kupton. Për shembull, protestoni kundër kushteve të këqia të punës nën të cilëve punojnë minatorët dhe punëtoret tjerë. Protestoni që të rritet niveli i mbrojtjes të punëtorëve, që të mos e humbin jetën në vendin e punës. Protestoni për jetë, se nesër mund edhe babait të juaj që është punëtor, t'i ndodh që të rrëshqasë dhe të bjen prej ndonjë objekti të pasiguruar.
- Nëse ju protestohet që të çliroheni prej agresionit të akumuluar, shkoni në ndonjë ndeshje sportive, bërtisni, filloni të ushtroni kick-box, luani Counter Strike, ose çani 2 metra kub dru.
- Mirëpo, nëse keni ndonjë qellim konkret ose nëse protestoni për ose kundër ndonjë gjëre apo ndryshimi, uluni, mendoni, dhe pyeteni vetën se a do t'i arrijni qëllimet e juaja me proteste të tilla. Cilët janë qëllimet e juaja, cilat janë mesazhet e juaja? Dhe në emër të kujt i drejtoni ata mesazhe?
- Ju, të parët, thoni që protestoni kundër proceseve të montuara në rastin "Monstrum".
- Pritni pakëz, dini diçka që ne nuk dimë? "Monstrum" është rast i montuar? Nëse është ashtu, n'a ndriçoni, nxjerrni prova dhe na e shpjegoni montazhën, më lehtë do të flejmë dhe do ta dijmë se kush luan me shtetin tonë. A kujt iu drejtoheni që të parandalon raste të montuara? Qeverisë, BDI-së, Gjyqit? Përsëri, nëse keni informatë se Qeveria, BDI-a dhe Gjyqi e kan montuar rastin, dilni publikisht me fytyrë, emër dhe mbiemër, dhe na i tregoni provat. Në të njejtën kohë potenconi që Shqiptarët dhe Muslimanët në Maqedoni nuk janë islamist radikal. Edhe unë mendoj që është ashtu, mirëpo ajo që jeni duke e bërë, nuk ju shkon në favor të mesazhit që doni ta dërgoni. Me thyerjen e dritareve në vende publike dhe gjuajtje gurrë kah policët e demonstroni fotografin e kundërt.
- Ju, të dytët, thoni që protestoni kundër islamit radikal. Supozoj që islamin radikal e lidhni me vrasjën e 5-fishtë prej rastit "Monstrum", dhe me deklaratat e Jankullovska-s që fajtorët janë islamist radikal. Edhe nëse është ajo ashtu, a nuk e dijmë derisa të vendosë gjyqi, shpjegoni se si do të luftoni kundër islamit radikal më proteste të tilla? Jeni mbledhur para Qeverisë me "fantomka" në kokë, sulmoni policët dhe gazetarët, a në të njejtën kohë luftoni kundër radikalizmit. Pikë së pari, duhet që t'a mundni radikalizmin e juaj.
- Krejtësisht jologjike është që mesazhet më të shpeshta prej të dy protesteve janë "vdekje për kaurat" dhe "vdekje për 'shiptari'". Vdekja do të ju ndihmon që të arrijni deri tëk qëllimi? Vallë kur bërtisni mesazhe për vdekje, keni ndër mend pastrime etnike? Mendoni që në shekullin 21 në Maqedoni dikush do të guxoj që të fillon pastrime etnike, dhe mendoni që koalicioni i NATO-s do të ulët dhe do të na shikoj se si vritemi? Jo, nuk është e mundur që në Maqedoni të ketë vrasje masive me motive etnike apo fetare, edhe këta mesazhe janë krejtësisht jashtë kontekstit në të cilin i organizoni protestat. Hëra e fundit që dikush u mundua të pastron ndonjë vend etnikisht, në këtë rajon, ishte Millosheviqi, dhe të gjithë e dijmë se si mbaroi përalla e atij. Dhe mos u mundoni që me mesazhe për vdekje të tregoni se nuk jeni radikal ose që luftoni kundër radikalizmit.
- Paramendoni se çka do të ndodhështe në protestet kundër brutalitetit policor, nëse grupa që në verën e kaluar çdo ditë protestonte, të demonstronte dhunë ndaj policëve. Vallë mund ta mundish brutalitetin policor, përderisa ti je duke demonstruar brutalitet? Ajo është siç të mundohesh që t'a shpetojsh ndonjë person prej ndonjë vjedhësi me dorën e djathtë, derisa në të njejtën kohë me dorën tjetër, ju mundoheni që t'ja vjedhni kuletën personit që mundoheni ta mbroni.
- Më në fund, prej kah ju erdh pasioni për agresion ndaj gazetarëve? Nëse keni ndonjë qellim, apo nëse doni që t'i drejtoheni dikujt (a, siç po e shoh, i drejtoheni Qeverisë, politikanëve, gjyqeve), mediumet janë të parët që do të ju ndihmojnë që mesazhet e juaja të arrijnë deri te të gjithë qytetarët dhe institucionet. Mediumet janë megafoni i juaj, a ju i rrihni. Çfarë protesti është ai protest për të cilin nuk duhet që mediumet të raportojnë? Dhe çfarë është ai protest kundër radikalizmit ose protest që don të demonstroj që në Maqedoni nuk ka radikalizëm, a në të njejtën kohë proteston radikalisht dhe sjellet në mënyrë të dhunshme ndaj mediumeve?
- Shumë pyetje, shumë mashtrime, dhe shumë gabime logjike. Për këtë nuk keni faj ju që keni dalur të protestoni, por kanë faj ata që i organizuan protestet, a nuk patën guxim që të dalin publikisht si organizator. Nëse organizatorët mendojnë se në këta proteste do ta gjejnë veten të gjithë krishterët, apo muslimanët në këtë shtet, dhe se njëra palë e njërës përkatesi fetare do të lufton kundër palës tjetër me përkatësi tjetër fetare, kan bë gabim në hapa. Edhe Maqedonasit, edhe Shqiptarët e dijnë se këtu jetohet jetë, pa dallim se a është bashkëjetesë, apo jetë e njërit pranë tjetrit. Edhe nëse dikush vendos që mos të jetë ashtu, SHBA-ja dhe EU nuk do të lejojnë gjak deri te gjuri.
advertising
Update the Post
Either update this post and resubmit it with changes, or make a new post.
You may also comment on this post.
Please note that information posted here will expire by default in one month. If you do not want it to expire, please set the expiry time above. If it is set to expire, web search engines will not be allowed to index it prior to it expiring. Items that are not marked to expire will be indexable by search engines. Be careful with your passwords. All illegal activities will be reported and any information will be handed over to the authorities, so be good.